Rama e pranon: Prokuroria ka video nga momenti i ndalimit të makinës nga PD në Elbasan

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar për herë të parë se prokuroria ka video nga ngjarja e një dite më parë në Elbasan, që sipas tij tregojnë momenti kur struktura e PD ndalon makinën e viktimës Pjerin Xhuvani. Rama tha se pamjet filmike janë në simetri me dëshminë e personit të ndaluar.

“Prokuroria disponon video të komandantit të strukturës paramilitare që përputhet plotësisht me dëshminë e marrë nga i ndaluari që nuk ka lidhje fare me ngjarjen.
Është një person komplet jashtë ngjarjes. Forcat paramilitare kanë ndaluar një makinë që nuk ka lidhje me asgjë dhe personi brenda është filmuar dhe policia e ka kapur dhe dëshmia e tij është simetrike me atë që del në kamera. Si mund t’i thuash ti bandit?”, deklaroi Rama.

Loading...