Jonida Baçi është drejtoresha e denoncuar në SPAK nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, pas hetimit të Njësisë Antikorrupsion që ka zbuluar disa skema abuzimi në Agjencinë e Trajtimit të Pronave.
Baçi është shkarkuar disa ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me propozim të ministrit Manja.
Ky i fundit tha se Njësia Antikorrupsion ka zbuluar përfshirjen e saj dhe të disa zyrtarëve të tjerë të lartë një skema të abuzimit me pronat.
Në një rast ish-pronarët që prisnin kompensimin janë detyruar të shesin dokumentat te disa sekserë, të cilët pasi kanë marrë pronësinë, janë kompensuar menjëherë në masën 100%. Prona më pas ka kaluar në pronësi të familjarëve të zyrtarvëe të kësaj Agjencie./ Shqiperiaime