Rama e thotë troç, tregon se cili do të jetë segmenti tjetër rrugor që do bëhet me pagesë

Kryeministri Edi Rama tregoi mbrëmjen e sotme se segmenti Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier dhe qytetarët do të paguajnë për të kaluar në këtë rrugë.
Gjithashtu ai tha se edhe rruga e Sarandës do të jetë me pagesë, pasi nuk do të bëhet me koncesion si “Rruga e Arbrit”.

“Saranda nuk do të bëhet koncesion si rruga e Arbrit. Do të bëhen me paratë e privatit. Do të jenë rrugë me pagesë. Do të thotë që një segmnet me pagës dhe rrugët e tjera pa pagesë.

Murriqan-Milot-Thumanë-Kashar-Rrogozhinë-Fier do të bëhet me financim privat dhe do të marrë para nga ata që kalojnë”, u shpreh Rama.

Loading...