Kryeministri Edi Rama tha se vendi përjetoi dy goditje të forta që dëmtuan dhe ekonominë, tërmetin dhe pandeminë, por eurobondi tregoi se mund ta shikojmë planin kombëtar pa rezerva.
“Nuk është një korrigjim i atyre që kemi bërë më parë, por nuk je mi në të njëjtën kohë si më parë. Nuk është gabim të ndryshosh mendim, jemi në një kohë dhe situatë tjetër. Duhet të adresojmë popull që ka pësuar dy goditje të forta një nga tërmeti dhe një pandemie.
Eurobondi dje na konfirmoi se edhe pas dy goditjeve jemi në gjendje të rrisim financimin dhe na jep mundësi që të shikojmë planin kombëtar pa rezerva që i kishim deri dje , na bën të marrim frymë më lirë”, tha Rama.
Loading...