Ashtu siç bëri me dije më herët kreu i Qeverisë, Edi Rama në një dalje për media ka shprehur qëndrimin e tij për vrasjen e Klodian Rashës.
Ai u shpreh se faji është i efektivit të policisë dhe duhet të gjykohet nga organet e drejtësisë.
“Jeta e humbur nga akti fatal i efektivit të policisë.
U preka nga urtësia e babait të viktimës. Tha se ne duam drejtësi dhe jo zhurmë politike.
E kam fare të qartë se fjalët janë krejtësisht të pafuqishëm kundrejt dhimbjes së familjes, motrës vëllait, babit dhe xhaxhait.
Efektivi i policisë ka vrarë një njeri në mënyrë krejt të pashpjegueshme.
Arma ishte e shtetit dhe ndjesa i takon shtetit. Autori do hetohet dhe do gjykohet nga organet e drejtësisë.
Drejtësia ka fjalën e fundit. Është tejet e domosdoshme të mos e humbasim kthjelltësinë. “-u shpreh Rama, citon Lajmi i Fundit.