Kryeministri Edi Rama ka shprehur aspiratën e tij për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, por ka mohuar kategorikisht që ai të jetë një ditë drejtuesi i dy vendeve. I ftuar në “Zonë e Lirë”, kryeministri Rama tha se se pas viti 2030 ka plane të tjera për veten dhe se do që shërbimet si kryeministër ndaj Shqipërisë të kenë një limit.
Arian Çani: Plani për vitin 2030?
Edi Rama: Mandatin e katërt ne do ta fitojmë, por jemi fokusuar tek mandati i tretë. E shoh veten diku tjetër pas 2030-ës.
Arian Çani: A nuk e shikon vetën në krye të Shqipërisë së Madhe?
Edi Rama: Jo, sepse dua të kem një pjesë të jetës ku të jem i çliruar nga përgjegjësitë. Është mëse e mjaftueshme për të gjithë që shërbimet e mia ndaj vendit si i pari i punës të kenë një limit. Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën është në ëndrrat e mia, aspiratën time por jo të jem unë në krye. Kam plane të tjera.
Më tej ai ka folur edhe për takimet e ish-kryeministrit Berisha të cilat i ka konsideruar një cirk.
“Nuk mendoj se ka një interes publik. Cirku pa pagesë me elefantë dhe me minj sjell spektatorë. Për vendin është e rëndë kjo që po ndodh me opozitën. Është shumë për të ardhur keq për ata që i kanë besuar asaj partie. Nuk ndjek as Bashën dhe as Berishën në atë çfarë bëjnë. Nuk jam i interesuar të ndjek cirkun.