Rama: “Fajësinë nuk ta jep as politika, as gazetat, as populli, por drejtësia”

Kryeministri Edi Rama, ftuar para pak ditësh në emisionin Open, u shpreh se blerja e votave nuk është një fenomen masiv dhe se kjo nuk mund të sjellë ndryshim të rezultatit të zgjedhjeve.

Ndërkohë, edhe një herë Kryeministri vazhdoi të mbronte Vangjush Dakon, kreun aktual të Bashkisë së Durrësit.

“Jetojmë në një sistem ku prezumimi i pafajësisë është A-ja dhe fajësinë nuk jep as politika, as gazetat, as populli, por drejtësia.

Ti si opozitë ke të drejtë që të ngresh akuza, por ti nuk je i lejuar që se ti mendon kështu, unë do mendoj si ty dhe ti duhet të shkosh që t’i vësh flakën vendin.

‘Alo Niçe!’, është një frazë që nuk tregon asgjë”, do të shprehej ndër të tjera kreu i qeverisë.

Loading...