Rama flet për inceneratorët: Për aktet ligjore punon makineria e ministrave, nuk merrem unë, po ka shkelje të…

I pyetur nga deputetja Jorida Tabaku, nëse e mban mend mbledhjen e qeverisë në datë 17 Dhjetor 2014, ku u vendos mbështetja financiare për inceneratorin e Elbasanit, kryeministri Edi Rama tha se nuk është në detyrën e tij që të merret me aktet ligjore.
Debatet në komision:

Rama: Që tju sqaroj çfarë pune bën kryeministri. Ai zgjidhet për të uhdëhequr, do të thotë çfarë dhe pse. Çfarë do të bëjmë dhe pse do ta bëjmë këtë gjë, dhe më pas si do ta bëjmë këtë gjë. Ka një makinë të tërë shtetërore, që bën detyrën e vetë. Kjo është ajo që mund tju them. Nuk ka arsye që të vendos pika mbi i, për ata që kanë thënë.

Tabaku: Në këtë komision ka ndodhur diçka e çuditshme, kanë pasur një amnezi totale për këtë çështje, për këtë arsye u përsërita pyetjen. A mbani mend mbledhjen e këshillit të ministrave ku u vednso për mbështetjen financiare të inceneratorit të Elbasanit?

Rama: Unë nuk refuzoj që ti përgjigjem asnjë pyetje, pasi unë dua të përgjigjem këtu si kryeministër, si dëshmitar.

Tabaku: Fokusohemi te përgjigja, 17 Dhjetor 2014

Rama: E dëgjova pyetjen, që tju shpjegoj si funksionon, unë nuk jam këtu për të plotësuar nevojat tuaja.

Tabaku: Ju kujtohet mbledhja e qeverisë në datën 17 Dhjetor, të gjithë qytetarët e kanë të qartë si funksionon mbledhja e qeverisë

Rama: Mbledhja e qeverisë ku merret vendimi, është kurorëzimi i një procesi për akte ligjore dhe nënligjore, që fillon nga sektori bazë i cili është në nevojë për aktin në fjalë, në kombinim me sektorë që ndërthuren me njëri tjetrin, kalon në filtra deri sa vjen te unë. KM është shumë thjeshtë, mendon për çfarë dhe si do e bëjë, për këtë punën e makinerisë janë ministrat. Këtu është zbardhur në mënyrë shembullore, ajtet që janë marrë nga pikëpamja ligjore.

Përgjegjësitë ku organet e drejtësisë identifikojnë shkelje, janë personale. Pushteti është i keq shumë, tundon të madh dhe të vogël, siç thotë edhe populli mishi është i dobët. Përgjigja ime është për pyetjen tuaj. Nuk jam unë njeriu që ju më keni akuzuar për kreun e një organizate kriminale, qëndrimi im është heroikisht i sjellshëm.

Loading...