Rama flet për patronazhistët: Shkojnë derë më derë për të fituar zemrat, u jam mirënjohës

Nga Durrësi gjatë një takimi me të rinj, kryeministri Edi Rama ka folur për patronazhistët. Ky term është bërë i njohur së fundmi pasi në media u publikuan lista të votuesve, ndërsa ishin nxjerrë të dhënat personale nga portali i qeverisë e-Albania. Në këto lista patronazhisti ka dhënë informacion për preferencën e qytetarëve dhe nëse janë apo jo votues të sigurt të PS.

Mirëpo, Rama tha se është deformuar kuptimi i patronazhistit, ndërsa shtoi se PS është një familje e madhe me të angazhuar që punojnë pas pune vullnetarisht. Kryeministri tha se u është mirënjohës pasi ata punojnë derë më derë për të fituar zemrat e qytetarëve.
“Kanë zbuluar fjalën patronazhist dhe e sjellin vërdallë duke e deformuar kuptimin e saj. Ata nuk e dine që PS është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi për te pasur në komunikim të drejtpërdrejtë njerëz të zakonshëm të vendit.

Ata punojnë që duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin e për të pasur komunikim derë e me derë e lagje më lagje, se beteja e PS është për të fituar mendjen dhe zemra e njerëzve.. Pastaj çuditen sepse shkojnë dhe zbresin në fushën e lojës me atë gafurrjen, të dikujt që mendon që kujton se i takon fitorja dhe se është i fituar. Kur hynë në fushën e lojës me ne fillojnë edhe kuptojnë se nuk është aq e lehtë. Kur bie bilbili shohin tabelën dhe është 74-78. Për të gjitha gjërat që kemi bërë besimin që transmetojmë se PS është e vetmja forcë që mund ta çojë në majë por edhe për faktin se PS nuk është Edi Rama, PS nuk janë disa ministra apo disa deputetë që për shkak të pozicionit janë të ekspozuar. PS është një rrjet i tërë i organizuar njerëzish, mendjesh që janë në të gjithë Shqipërinë. Të angazhuar për ta komunikuar mesazhin dhe për ta marrë rezultatin.

U jam mirënjohës të gjithë patronazhistëve dhe aktivistëve të PS. Fitorja jonë është një fitore që krijohet nga puna, vendosmëria i gjithë këtyre qelizave të organizimit tonë,” tha Rama.

Loading...