Edi Rama tha sot në Prishtinë se nuk shkoi atje për të bashkuar politikën e Kosovës, pasi Shqipëria nuk është kujdestare apo tutore që t’u tregojë drejtuesve të shtetit se çfarë duhet të bëjnë. Ai tha se janë vëllezër, por me dy shtëpi të ndryshme.
“Unë erdha këtu për të bashkuar të gjitha partitë politike apo udhëheqësit e tyre në një tryezë, sepse e para kjo nuk është detyra ime dhe e dyta, ky do të ishte një kapërcim i kuadrit etik brenda të cilit sipas meje duhet të veproja. Asnjëherë nuk kam menduar mirë për këto, që duke bërë rolin e kryeministrit është përpjekur t’ju tregojë të tjerëve në shtetin tjetër se cfarë duhet të bëjnë dhe si duhet ta bëjnë. Shqipëria e ka detyrim që të mbështesë Kosovën pa kushte, dhe cilido që është në rolin e kryetarit të qeverisë në Shqipëri duhet të jetë mëshirim i këtij detyrimi.
Por Shqipëria nuk e ka dhe nuk e marrë përsipër detyrën e kujdestarit, apo tutorit që nga larg i tregon udhëheqësve në Kosovë se cfarë duhet të bëjë. Unë nuk erdha këtu për të realizuar bashkimin mes forcave politike si personi që kam detyrën dhe kapacitetin për ta bërë këtë por për të dëgjuar nga të gjithë, dhe këtë smund ta bësh në një tryezë ku mund të ulen të gjithë, hapur opinionet e tyre. Pas 24 orësh di më shumë sesa para 24 orësh për situatën. Janë opinionet e një vëllai që jeton në shtëpi tjetër. Jemi vëllezër, por kemi dy shtete, dy shtëpi. Ky është një privilegj i krijuar falë luftës çlirimtare, se mund të mos kishim Kosovën e pavarur dhe demokratike” tha Rama.