Rama: Gati 17 gjyqet e para me Fabrikën e Shpifjeve, 44 të tjera janë në proces

Kryeministri Edi Rama njoftoi të shtunën se janë në proces 17 cështje gjyqësore me atë që ai e quan “Fabrikë e Shpifjeve”.

Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë tha se më në fund do të fillojmë të shohim nëse zyrtarët demokratë do të nxjerrin prova para gjykatës, apo para për të blerë libra për shkollat.

“17 çështje gjyqësore me Fabrikën e Shpifjeve tanimë në proces. Për 10 prej tyre pritet vetëm përcaktimi i datës së gjyqit.

Të shohim a do nxjerrin prova a do nxjerrin prova a lekë për të blerë libra për shkollat. 44 çështje të tjera janë rrugës për të hyrë në proces e shkuar”, tha Rama.

Loading...