Kryesia e Partisë Socialiste ka zyrtarizuar emrat e kandidatëve për kryetarë të bashkive në zgjedhjet e 30 qershorit.
Sipas burimeve nga selia rozë, janë caktuar tashmë 59 kandidatë, ndërsa ai i Peqinit dhe Hasit janë ende në diskutim.
Disa prej kandidatëve në bashkitë kryesore janë: Valbona Sako në Durrës, Artur Bushi në Krujë, Lefter Alla në Bulqizë, Pjerin Ndreu në Lezhë, Gledian Llatja në Elbasan, Dritran Leli në Vlorë, Sotiraq Filo në Korçë, Armando Subashi në Fier, Flamur Golemi në Gjirokastër, Valdrin Pjetri në Shkodër, Safet Gjici në Kukës, Rexhë Biberaj në Tropojë.
Në Tiranë rikandidon Erion Veliaj, ndërsa për bashskinë e Kamzës do të kandidojë Rakip Suli, për Kavajën Redi Kraja dhe për Rrogozhinën Haxhi Memolla.
Kryeministri Rama tha se drejtuesit e qarqeve do të shpallin nesër emrat, ndërsa shtoi se forca më e madhe politike në vend, është gati për zgjedhjet e 30 qershorit.
Vlorë Dritan Leli
Konispol Shuaip Beqiri
Sarandë Ardian Gurma
Selenicë Simbol Pazaj
Delvinë Majlinda Qelimi
Himarë Jorgo Goro
Finiq Kristo Kiço Aleatët MEGA