Rama: Gjatë mandatit të dytë kemi punësuar 11.078 mësues të rinj

Kryeministri Edi Rama vijon në fushatën online, ku tregon punët që qeveria e tij ka bërë gjatë mandatit të dytë. Përmes Instagram Story, Rama ka bërë një kuic, dhe ka ndërtuar një pyetje lidhur me numrin e mësuesve që janë punësuar përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”.
Më pas ai ka faktuar se 11.078 mësues të rinj janë punësuar vetëm në baze merite përmes portalit “Mësues për Shqipërinë”, gjatë viteve 2014-2020.

Loading...