Kryeministri Edi Rama në një intervistë nga Nivica ne Tepelenë ka komentuar sërish programin ekonomik të Partisë Demokratike, që u prezantua pak ditë më parë.
Rama nuk i kurseu ironitë në lidhje me një nga pikat e këtij programi, që ishte 100 milionë euro mbështetje për bujqësinë, duke e krahasuar ate me tavolinen qe shtrohet me pjate bosh.
“Po të bashkojmë bashkë buxhetin që ne japim nga arka e shtetit dhe buxhetit që kemi arritur të thithim nga programet europiane shkojnë pak a shumë në të njëjtën shifër.
Programi i PD është faktikisht një menu për të ofruar të gjitha pjatat imagjinare për të gjitha kategoritë e njerëzve, për t’u bërë të ëndërrojnë një gjumë me gjellë pasanikësh siç thuhej tek “Lulëkuqe mbi mure”.
Shqipëria reale, e njerëzve të punës është më e madhe se sa ajo virtuale, e pjatave bosh në gjumë. Do të mbetet si ato pjata bosh që nuk do të shfaqet kurrë në asnjë tavolinë.”, tha Rama, i ulur përtokë në Nivicë.