Rama homazhe në vendin ku humbi jetën Luigj Gurakuqi në Bari

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në homazhet në përkujtimoren e vendosur në vendin ku humbi jetën shqiptari i madh Luigj Gurakuqi në Bari. Rama, i shoqëruar nga ministra të kabinetit qeveritar, ka vendosur një kurorë me lule në vendin përkujtimor.

Edi Rama ka marrë ditën e sotme një dhuratë shumë të veçantë nga një piktor, i cili ka qenë fans i tij që para se të bëhej kryeministër. Është një shqiponjë që qëndron mbi anijen me të cilët shqiptarët udhëtuan drejt Italisë 30 vite më parë. Ndërkohë, kryebashkiaku i Barit Antonio Decaro i dhuroi edhe ikonën e shenjtores Shën Nikolla.

Loading...