Rama i ashpër me Policinë Rrugore: Presioni mbi shoferët për të marrë ryshfet është i neveritshëm

Kryeministri Edi Rama ka kritikuar ashpër Policinë Rrugore. Në një takim me drejtuesit e policisë, kreu i qeverisë u shpreh se presioni mbi qytetarët për të marrë ryshfet është një sjellje e neveritshme që duhet të ndalohet.

Më tej ka inkurajuar SHÇBA-në që të vijojë dhe të hetojë të gjitha rastet e shkeljeve që bëjnë policët.

“Lëndimet e imazhit të saj nga rishfaqja kohët e fundit e rasteve të korrupsionit të vogël sidomos të policia rrugore janë të patolerueshme.

Dua të vlerësoj rolin e SHÇBA dhe njëkohësisht ta nxis publikisht SHÇBA që të veprojë shumë më fort ndaj këtyre rasteve.

Ne e kemi rritur edhe në harmoni me pritshmërinë e qytetarëve rolin ndëshkues të policit rrugor ndaj shkeljeve në rrugë.
Është e papranueshme që kjo të shërbejë si një mundësi e re për të ushtruar presion mbi drejtuesit e automjeteve për qëllimin e neveritshme të përfitimit të ryshfetit dhe e pajustifikueshme që me gjithë rritjen e forcës ndëshkues të policit rrugor qytetarët të mos ndjejnë një ndryshim thelbësor në disiplinën e qarkullimit rrugor. Vetë strukturat e policisë dhe SHÇBA konstatojnë se në punën e komisariatet rastet e denoncimeve të qytetarëve nuk trajtohen me përgjegjësinë e duhur dhe në kohën e duhur“, tha Rama.

Loading...