Kreu i qeverisë i ka kërkuar të largohen nga Partia Socialiste të gjithë ata që kërkojnë të fusin të gjithë fisin në punë.
Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra për punësimet në asamblenë e Partisë Socialiste.
Rama tha se të gjitha vendet e punës do të bëhen publike dhe të gjithë ata studentë me rezultate më të larta do të punësohen nëpër ministri dhe administratë.
“PS harrojeni nuk kthehet në pushtet, duke futur në punë familjarët. Ose ikni nga PS, e do merremi t’ju rregullojmë në punë gjithë fisin. Nëse keni marrë mandat përfaqësimi e keni për të gjitha familjet e për të gjithë fëmijët.
Për të gjithë ata që i themi vota jote është detyrimi im. Ata nuk besojnë dhe kanë të gjithë të drejtën të besojnë se rezultatet e mira do ju japin nesër mundësinë të futen në administratë. Ky është momenti i parë i kthesës së madhe.
Do shpallen të gjitha vendet e punës, dhe kush ka nota 10-9 sipas radhës do punojë në ministri e kudo, është djalë i PS apo i PD. Ne na duhet dija e tij ose e saj. PS s’mund të shihet si forcë uzurpatore,” tha Rama.