Rama i bindur: “Do vazhdojmë seancat në Parlament”

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur dje Kryesinë e Partisë Socialiste ku është shprehur për krizën politike të shkaktuar në vend pas djegies së mandateve nga opozita dhe kërkesave për dorëheqjen e tij.

Rama u tha krerëve të PS se ne do të vijojmë aktivitetin tonë parlamentar, në komisione dhe në seancë plenare pa asnjë pengesë.

Ata kanë bërë zgjedhjen e tyre, nuk do të na bllokojnë dot në punën tonë dhe në përgjegjësinë që kemi ndaj qytetarëve tanë, atyre që na kanë votuar dhe atyre që nuk na kanë votuar.

Të vijojmë përgatitjet në çdo bashki për zgjedhjet vendore.

Po ashtu ai i ka porositur sërish që të mos marrin pjesë në asnjë debat televiziv me ish-deputetët e opozitës dhe të mos bëhen pjesë e atij dekori.

“Ne do të flasim në Parlament, ndërsa ata le të debatojnë me veten e tyre”, mësohet të ketë thënë Rama.

Loading...