Rama i drejtohet sërish Bashës: “Refuzimi i tryezës së përbashkët është një gabim i madh”

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në rrjetet sociale, i është drejtuar sërish kreut të opozitës Lulzim Basha, duke i thënë se në këto momente të vështira për popullin shqiptar, maxhoranca e opozita duhet të ulen në një tryezë të përbashkët bisedimi.

Rama i shkruan Bashës se opozita nuk duhet që të refuzojë tryezën e përbashkët për të folur për fatkeqësinë, pasi një veprim i tillë do të ishte gabim i madh.

“@lulzimbasha_al

një pjesë e sugjerimeve të publikuara lidhur me bizneset e dëmtuara në Durrës, përkojnë me propozimet e hartuara nga kryetari i Komitetit Kombëtar të Rindërtimit & Ministrja e Financave😊 Por vazhdoj të them se refuzimi i tryezës së përbashkët është gabim i madh☹”, shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama i ësbhtë drejtuar edhe më herët liderit opozitar Lulzim Basha për të bashkërenduar në ditët e fatkeqësisë.

Loading...