Kryeministri Edi Rama ka vënë në dispozicion apartamentet te banesat sociale në Shkozë, Tiranë, për familjen Lala dhe persona të tjerë që humbën familjarët nga tërmeti në Thumanë e Durrës.
Mbrëmjen e kaluar tragjedia u rëndua akoma më shumë në këtë familje, pasi ndërroi edhe Fiqirete Lala 64 vjeçe, pas ceremonisë mortore, pasi nuk e përballoi dot dhimbjen e madhe.
“Kjo është shtëpia juaj tani. Keni tre shtëpi në këtë apartament”, u tha Rama familjarëve.
Ndërsa Veliaj theksoi se do të kenë edhe një mjek në dispozicion, por edhe ushqim tre vaktet falas. “Ata nuk i kthejmë dot” tha Rama, ndërsa u tha familjarëve se “Për cfarë të keni nevojë unë jam këtu. Unë e dija që ju nuk do të rrinit atje, prandaj atje do të ndërtojmë një çerdhe”. Kryeministri u kërkoi banorëve që t’i presin me ngrohtësi anëtarët dhe ti trajtojnë me kujdes.
Gjithashtu, Rama kishte një porosi edhe për kryetarin e bashkisë, Erion Veliaj duke i kërkuar që të lyejë muret e pallatit.
“Unë dal në 5:30 unë dal në 4:30 do dalësh të lyesh shkallën” tha ai. Vëllezërit dhe motrat e familjes janë zhvendosur në Tiranë tashmë te banesat sociale.
Tetë anëtarët e familjes Lala që u shuan nga tërmeti tragjik
1. Amelia Lala 8 vjeç – Vila në Kënetë
2. Sahadete Lala 79 vjeç – Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
3. Griselda Lala- 22-vjeç – Vila tek Këneta
4. Marjeta Lala 31 vjeç
5. Emilio Lala
6. Enis Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë në Vilën në Kënetë
8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete
9. Fiqirete Lala, 64 vjeçe, ndërroi jetë gjatë drekës së varrimit të 8 familjarëve