Rama i përgjigjet akuzave të Bashës: ‘Maska të dëmshme janë ata që kërkojnë pushtet edhe në kohë të vështira’

Pas deklaratës së kryetarit të PD-së Lulzim Basha se maskat që përdorin mjekët kundër koronavirusit janë të skaduara, vjen një reagim nga kryeministri Edi Rama.

Përmes një mesazhi në ‘Twitter’ Rama shkruan se nuk ndalen së kërkuari pushtet me shifje.

“Ka vetëm një palë maska të dëmshme në Shqipëri:

Maskat e atyre që dhe kur ky vend lufton me jetën nën gërmadhat e tërmetit apo me një virus kërcënues për planetin,s’ndalen së kërkuari pushtet me shpifje,sherr,rrëmujë!

Po përsëri Shqipëria do t’ia dalë sepse shqiptarët s’janë vetëm!”, shkruan Rama.

Loading...