Kryeministri i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që tha se çfarë po ndodh në Rinas me kontrollorët e Albcontroll është një tjetër dështim i Edi Ramës.
Rama tha se Basha është një ‘kukull’ që e kurdisin, ndërsa shtoi se rreziku që Shqipëria të humbasë siç ka humbur në të shkuarën është real, nëse qytetarët nuk zgjedhin që të votojnë PS-në.
Rama: Thash sot në mëngjes se xhagajdurët janë ata që bëjnë ligjin andej, ndërkohë që Lulin e kanë nxjerrë para dhe bën sikur nuk sheh se çfarë ndodh dhe del e thotë e patë ca ndodh në Rinas është përgjegjësi e Ramës.
Një kukull që e kurdisin, një herë flet, një herë nuk flet, një herë bën sikur s’kupton. Shumë thotë pse merresh me të, flisni për ca do bëni ju, por ky është një dallim i madh që duhet të jetë shumë i qartë, sepse rreziku është real, nuk është imagjinar që Shqipëria të humbasë përsëri siç ka humbur në të shkuarën nëse i jep një shans tjetër atyre që i kanë pasur të gjitha shanse