Rama i përgjigjet Bashës: “Tërmetet artificiale kam në dorë t’i krijoj, por edhe t’i parandaloj kur ndodh diku tjetër. Tërmetet natyrale larg qoftë s’i ndaloj dot. Por mund të bëjmë atë që duhet”

Pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha se kryeministri duhet të zbatojë planin e opozitës për daljen e vendit nga kriza ose në të kundër të hapë krahun, vjen reagimi nga Edi Rama.

Në një konferencë për shtyp, kreu i qeverisë tha se tërmetet artificiale i ka në dorë t’i krijojë, por nuk mund t’i parandalojë.

“Më e rëndësishme se sa të harxhojmë kohë me njëri-tjetrin me këtë procesin; ‘e tha, pse se thua’…Njerëzit duhet të merren me probleme reale.

Tërmetet artificiale kam në dorë t’i krijoj, por edhe t’i parandaloj kur ndodh diku tjetër. Tërmetet natyrale larg qoftë s’i ndaloj dot. Por mund të bëjmë atë që duhet”, tha Rama.

Loading...