Rama i përgjigjet komentuesit: “Heu! Tek faqja ime online eee? E para o voc une faqe online kam kete ketu dhe ketu komunikohet, po nuk luhet bixhoz. E dyta… “

Me tone të ashpra një qytetar i shkruan kryeministrit se do luajë online në faqen e tij.

Ndërsa nuk ka munguar as përgjigja e Ramës, i cili ia bën të qartë komentuesit se nuk do ketë mundësi të luajë jo vetëm në dyqane, por as në resorte politikash dhe as online.

Komentuesi: Bravo tesh tan me lujt neper resortet e politikave ose online te faqja e juaj.
Ke humbur shum nga respekti qe ke pas… Po perdor ligjin me pasuru miqt tuaj edhe veten

Edi Rama: heu! Tek faqja ime online eee? E para o voc une faqe online kam kete ketu dhe ketu komunikohet, po nuk luhet bixhoz. E dyta, ligji e ndalon edhe lojen online njesoj sic ndalon çdo dyqan me lojra fati. Dhe e fundit, resortet e politikave kush ti ka mesuar ti ka mesuar krejt gabim, po nejse, shkurt muhabeti, ti bixhoz me dot pas 1 janarit nuk luan dot i dashtun mik, as ne dyqan, as online, as ne resorte politikash Kaq.

Loading...