Rama i përgjigjet qytetarit që komenton me fjalë fyese: “Pse shan more tullac”

KRYEMINISTRI Edi Rama ka prezantuar një rubrikë të re në ERTV, të titulluar “60 sekonda”.

Në rubrikën e sotme, një nga ekspertët e ekonomisë shpjegonte rritjen ekonomike.

Të shumtë kanë qenë qytetarët që kanë reaguar madje dhe me fjalë fyese.

Një qytetar – “ku e shef rritjen ti mer qorr”

Por edhe Rama nuk ka qëndruar në heshtje, madje ia ka kthyer me të njëjtën monedhë.

Rama – “si i bie me tu përgjigj ty tani,pse shan more tullac?Qorri të tregoi një raport të Komisionit Evropian dhe askush s’ te mori me zor ty të shohesh,kështu që minimalisht mos shaj se është turp për një goxha burrë si ti,e maksimalisht mëso ndonjë gjë me këtë rast.”
@laberianews

Loading...