Rama tha prerë se kur flitet për Kosovën, ai dhe Shqipëria nuk kanë asnjë ndikim, ndërsa shtoi se vendi ynë është plotësisht në përputhje me SHBA-BE, kur bëhet fjalë për çështje si sanksionet.
“Dua ta përmbyll, duke thënë se është shumë i qartë se cili është pozicioni ynë si Shqipëri, si kryeministër, ne jemi anëtarë krenar të NATO dhe aleatë krenar i BE dhe SHBA. Qëndrojmë plotësisht në përputhje me miqtë tanë të mëdhenj kur bëhet fjalë për çështje, si sanksionet.
Dua të them se është shumë e qartë për ne si kryesi e OSBE, ne jemi përpjekur dhe do përpiqemi deri në fund, të mos jemi të përfshirë drejtpërdrejt me çështjen e Kosovës, dhe ne këtë pikë nuk do të kemi asnjë ndikim.
Pozita jonë është e qartë se sa më shpejt Serbia të njohë Kosovën aq më mirë do të jetë për të gjithë, dhe aq më shumë për Serbinë”, deklaroi Rama