Një grup qytetarësh të udhëhequr nga studiuesi i konspiracioneve Alfred Çako kanë protestuar në Tiranë kundër vaksinës që pritet të zhvillohet për të luftuar covid 19.
Ata kanë deklaruar se janë kundër vaksinës anti covid 19, ndërsa kanë akuzuar kryeministrin Edi Rama se i shërben vëllazërisë së zezë.
Sipas protestuesve, qeveria shqiptare është shërbëtore e Mafies së OBSH-së dhe pandemia është një shpikje që koha do ta tregojë.
Më konkretisht Alfred Çako ka thenë se: “Nuk do lejojmë që Kryeministri të zbatojë axhendën e mafies ndërkombetare. Edi Rama i shërben vëllazërisë së zezë, pandemia është shpikje!”
Ky i fundit thotë se vaksina do ti’u injektohet forcërisht njerëzve, përfshirë shqiptarët përmes një mikroçipi me nanothërmija inteligjente që do kontrollojë mendjet. Gjithë skenarin në fjalë e lidh me Iluminatin, manjatin Bill Gates, Sorosin dhe Kinën.
Qytetarët mendojnë se vaksina kundër koronavirusit do u kontrollojë mendjet dhe se duhet ta refuzojnë nëse kërkohet nga qeveria, pasi besojnë se mikroçipi do u ndryshojë kodin gjenetik.
Sipas studiuesit Alfred Çako ka ekzagjerim të numrit të të prekurve dhe vdekjeve nga koronavirusi, dhe se është një lloj gripi i fortë që kontrollohet e mposhtet më mirë në shtëpi si çdo grip i rëndë sesa me kura në spital.