Presidenti Ilir Meta është përfshirë në “lojën” e akuzave dhe kundër akuzave mes Bashës dhe Ramës, Ka qenë ky i fundit që i tha “makinist në tramvajin ku Basha është pasagjer vip”, për të cilën Meta nuk i kurseu një përgjigje.
“Profeti i kokoshkave t’i lërë batutat bajate dhe të respektojë çdo pikë e presje të Marrëveshjes Historike të 5 Qershorit. Shefin e pakicës së pakicës, nuk ka formulë e marifet që e shpëton nga data 25 prill. Por fajin për këtë situatë të rëndë psiqike, prapë e ka Opozita e Bashkuar. Se ajo e mësoi keq duke ja lënë fushën bosh për të kapur 100% të pushteteve”, shkruan Meta.
Loading...