Rama i thotë: “O thuthuq”, Paloka e gjuan me bojë

Seanca parlamentare e ditës së sotme ka nisur me tensione.

Ka qenë deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili i ka gjuajtur me bojë stilolapsi kryeministrit Edi Rama.

Rama nuk reagoi, por tundi kokën dhe pa mikrofon i tha “o plehrë”, pasi i hodhi bojën e stilolapsit.

Pas këtij momenti kryeparlamentari Gramoz Ruçi, ka kërkuar përjashtimin nga seanca të deputetit demokrat.

Boja e stilolapsit Ramën e ka kapur në ballë, ndërsa pas rezistencës së Palokës, për mos të dalë nga salla, Ruçi ka kërkuar që forcat e sigurisë të ndërhyjnë për ta nxjerrë.

E gjithë kjo skenë ka ndodhur në sy të politikanit maqedonas, Talat Xhaferri, i cili ndodhet në ambientet e Kuvendit.

(shqiperiaime)

Loading...