Rama ironizon Dash Sulën: Është hata fare, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin

Një tjetër temë e përmendur nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës në Elbasan, ishin kandidatët e PD në këtë qytet. Ai foli për Dash Sulën, duke e ironizuar atë.
“Dash Sula është kthyer, Dash Sula, vetë Dash Sula, i cili në pikën më impresionuese të karrierës e ka pasur në stadiumin e Peqinit. Për ato që nuk lidhin emrin me figurën, është ai, pamjet e të cilit bënë xhiro në media, ku doli si laraskë, se shqiponjë është fjalë e madhe, doli si laraskë me pistoletë për të kapur arbitrin. Me Dash Sulën fiton Shqipëria, Shqipëria fiton me Dash Sulën!

Dash Sula është hata fare, Elbasanit në Aleksandër Xhuvanit i prezantohet Dash Shula. Ka qenë deputet në shekullin e kaluar dhe rikthehet si një huligan veteran. Kjo është Shqipëria që fiton me Dash Sulën. O zot, Dash Sula!”, tha ai.

Loading...