Rama ironizon Fevziun nga Dardha: Nuk sheh të bukurën, merret me përgjime

Kryeministri Edi Rama vizitoi Korçën ne disa prej zonave turistike të këtij qarku. Rama ironizoi opozitën nga Dardha duke thënë se nuk e njohin vendin, ndërkohë që s’ka kursyer as gazetarin Blendi Fevziu.

“Më e keqja është pas krahëve, kjo pandemia i ndihmoi shumë njerëzit të njohin Shqipërinë se i shikonin nga televizori’.

“S’dua të përmend emra, një personalitet shqiptar që jeton jashtë e takoj në Përmet edhe kishte ardhur me familjen atje, gjatë kohës së verës që s’kishte ku shkonte, edhe më thotë mua “Edi, sa e bukur qenka Shqipëria.
Shyqyr që ra ky Covid që po shoh Shqipërinë dhe po mahnitem, kam ardhur me familjen e këta të mitë më thonë ça është kjo”.

Kupton ti, s’e kishte parë kurrë Përmetin ai. Fevziu tani e zbuloi Shqipërinë e më thotë mua sa e bukur ajo Gjirokastra…I thashë janë bërë, po ti në emision vetëm me përgjime.

E ka filluar ka bërë emisione që ka nxjerrë në pah ça është bërë. Zbuluan Shqipërinë analistet e opinionistët, se gjëja e parë merr avionin dhe ik”, tha Rama.

Loading...