Kryeministri Edi Rama nuk ka kursyer ironitë ndaj kryetarëve të partive opozitare, Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës, gjatë një fjalimi sot nga Kryeministria.
“Këta kanë bërë edhe banjo për macet dhe flasin nga majat e takave”, u shpreh Rama teksa duke përmendur deklaratat e Kryemadhit për vjedhje votash tha se “nëse Zoti do të merrej me zgjedhje, Monika do të ishte në Ferr”.
Kryeministri Rama i kujtoi Lulzim Bashës edhe shprehjen e tij gjatë zgjedhjeve të kaluara parlamentare ku e quante LSI-në si SHPK dhe i drejtohej elektoratit duke i thënë “Asaj merrini lekët, votën na e jepni ne”.
“Këta kanë bërë edhe banjo për macet, dhe sot i flasin shqiptarëve nga maja e takave.
Unë e di dhe e them që një opozitë e dobët, ka vetëm sharje pa hesap e për argumenta ka akuza pa kufij, nuk të motivon, nuk të përmirëson. Megjithatë ne opozitën nuk e zgjedhim, e pranojmë pa kushte dhe përpiqemi t’i krijojmë kushtet.
Fatkeqësisht ata e dinë se humbjen e zgjedhjeve vendore e kanë të pashmangshme. Sovrani nuk është ai që del në rrugë por ai që del në zgjedhje.
Këtë zëdhënie nuk e pranon asnjë nga ata njerëz të zakonshëm që mund ta duan largimin e kësaj qeverie që sot, por s’mund ta duan që vendi i tyre të bëhet një vend i paqeverishshëm ku të bëhet normale arratisja e opozitës. Kanë humbur nga dëshpërimi, dhe dëshpërimi jo vetëm nga zgjedhjet që ikën, por edhe nga drejtësia që po vjen.
Sa për blerjen e votave, nuk e fsheh dot që kur shoh Monikën që i thërret Zotit për blerjen e votave them që i plotfuqishmi nuk merret me zgjedhje, pasi Monika do të ishte e para që do ishte në ferr. Ndërsa kur shoh këtë që i thoshte SHPK së së Monikës, merrjani lekët asaj por votën na i jepni neve. Ndërsa Zëri i Amerikës po futet në këtë mes”, u shpreh Rama.