Ndërsa për qytetarër plazhet do të nisin në datë 10 qershor, ndërkohë që bizneset do të duhet të jenë pajisur me një licence të posaçme nga autoriteti i përkohshëm i licencimit.
“Do hapim kufijtë tokësore me fqinjët për të gjithë shqiptarët. Por kujdes. Në 1 qershor hapen kufijtë por ende jo plazhet. Kam marrë të shara nga ata që i kishte ngritur policia. Por nuk ka problem. Nuk kam ndërmend të bëj të mirin.
Asnjë vend nuk i ka hapur plazhet. Këtë javë mbyllim edhe sistemin e administrimit të plazheve, parimin e rërës së xanum do e mbyllim. Plazhet hapen nga 1 qershori vetëm për hotelet dhe nga 10 qershor për të gjithë. Këtë javë do ngrihet një autoritet i përkohshëm licencues dhe të ardhurat do i shkojnë bashkive.
Asnjë kontratë e vjetër nuk do të njihet pa konfirmimin e tij dhe asnjë kontratë e re nuk do të lidhet nga bashkia pa autorizimin e këtij autoriteti. Askush nuk i vërë taksën e të fortit, që ky sezon të mos jetë i pamundur për këtë sektor, por edhe ata të mos na e bëjnë të pamundur luftën me armikun”,tha Rama.