Rama: “Jemi të detyruar të mos e lejojmë Ilir Metën të gabojë më tej. Sepse dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm se interesi partiak”

Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të larta në adresë të Presidentit Ilir Meta duke kërkuar nga Kuvendi shkarkimin e tij.

Nga foltorja e Parlamentit i cili është mbledhur në seancë të posaçme, Meta tha se shkarkimi i Metës është detyrim i çdo deputeti, ndërkohë që shtoi se kreu i shtetit duhet të ndëshkohet deri në fund për shkeljet Kushtetuese sipas tij.

“Jemi të detyruar të mos e lejojmë Ilir Metën të gabojë më tej. Sepse dinjiteti i këtij shteti është më i rëndësishëm se interesi partiak.

Ilir Meta duhet ndëshkuar deri në fund nga ky Kuvend. Ilir Meta është armik i Kushtetutës.

Ilir Meta ka tejkaluar edhe vetëveten. Shkarkimi i Metës është detyrim i çdo deputeti.

I bëj edhe një thirrje publike Ilir Metës që të reflektojë, të ndërpresë çdo sulm të përfaqësime diplomatike të SHBA dhe BE në Shqipëri, të ndërprerë aktivitetin e paligjshëm polittik kundër qeverisë me të cilën duhet të sillet siç e kërkon Kushtetuta.

Mirë do të ishte të ndalonte edhe përdorimin e figurave heroike të historisë së këtij vendi“, u shpreh Rama.

Loading...