Nga Vlora, kryeministri Edi Rama gjatë fjalës përpara qytetarëve zbuloi disa detaje nga paketa e tretë e ndihmës ekonomike që po përgatit qeveria. Ai tha se për familjet që marrin asistencë, ndihma ekonomike do të dyfishohet deri në fund të pandemisë. Ndërkohë që përsa i përket akuzave të opozitës për të rritur numrin e testeve, ai e kaloi “topin” te komiteti i ekspertëve.
“Nëse komiteti teknik i ekspertëve do të na kishte kërkuar të blinim më shumë, do të blinim më shumë, kur ne kemi mundësi sot në këtë fazë dhe falë një politike të suksesshme me financat publike dhe një largpamësie për të mos i hedhur municionet që në fillim për këtë luftë që nuk dihet sa zgjat.
Mundësinë që të paguajmë në mënyrë dinjitoze që as nuk e prisnin fare ata naftëtarët dje, kur kemi mundësi sot do ua dyfishojmë ndihmën ekonomike të gjitha familjeve me ndihmë ekonomike deri në fund të pandemisë, nuk paskemi mundësi të blejmë më shumë tamponë. Por as komiteti teknik nuk e ka kërkuar por as numri i tamponëve të bërë nuk ka rezultuar problem në raport me epideminë” tha Edi Rama.