Rama jep lajmin e mirë për gjithë shqiptarët e Kosovës

Me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës, kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një lajm të mirë.
Rama bën të ditur se pas marrëveshjeve mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë.

“Pas marrëveshjes mes dy qeverive, Shqipëria ka nisur tashmë me lëshimin e Lejeve të Qëndrimit Biometrike për shqiptarët e Kosovës që jetojnë në vendin tonë. Dy kartat e para iu dorëzuan Aritës dhe Kushtrimit, dy të rinj nga Kosova që punojnë në Tiranë.

Dokumenti biometrik 5-vjeçar i rinovueshëm pa afat që merret përmes E-Albania është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë dhe shërben gjithashtu edhe si një Leje Pune

Procedurë aplikimi online, tërësisht e lehtësuar dhe pa dokumente”, shkruan Rama.

Loading...