Kryeministri Edi Rama ka folur nga Shkodra për procesin e vaksinimit, duke dhënë lajmin se shumë shpejt do të vijë një sasi e konsiderueshme vaksinash anti-Covid.
Sipas Ramës, me ardhjen e kësaj sasie vaksinash do të nisë vaksinimi te moshat mbi 60 vjeç, për t’u vijuar edhe me ata nën këtë moshë.
“E rendesishme eshte qe te rrisim intesitetin, te vaksinojme dhe te ulim hallkat e zinxhirit te infektimeve dhe te lehtesojme sezonin turistik si fillim. Besoj qe do kemi menne fund lajme te tjera te mira dhe do kemi ne disponim sasi te konsiderueshme vaksinash per tu shtrite shume fort pertej ketyre kategorive per te marre mbare gjithe kategorine tek mosha mbi 60 dhe pastaj per te vazhduar nen 60 me ate objekyiv qe thashë”, tha Rama.
Pyetje: Po behet me i veshtire menaxhimi per shkak se po vjen fushata?
Rama: Jo nuk jane sjelljet e partive politike sepse zakoni per ti futur gjithe ne nje thes eshte nje sjellje e vjeter. Nuk ka lidhje fare sepse jane partite e KÇK bashke me dhendrrin perpara dhe gjinden spontanisht, dalin disa dasmore me flamuj me dy fishta, me ulerima edhe krijojne nje vater potenciale infektive ne mes te qytetit. Keto jane gjera qe jane gjera qe duhen shmangur, kjo eshte sfida e sfidave sepse nuk ka as parti as termina elektoral dhe asnje lidhje me dallimet qe kemi me çdo shoqeri tjeter ne nje bote normale. Kjo eshte sfide per shendetin, nuk mund te rrezikohet shendeti i askujt dhe te gjithe ata qe bejne dasmoret duhet te ruajne veten dhe te rujane te tjeret sepse keto histori me buri ulerime e dy gishta jane histori te viteve 90 dhe perseriten sa here vijne zgjedhjet a thua se ketu nuk ka ndryshuar asgje. Faktikisht skan per te fituar sepse ata kjo eshte arsyeja per te cilen ata humben.