Kandidati për deputet i LSI-së, Luan Rama, i cili është renditur i pari në listën e qarkut të Vlorës ka konfirmuar se partia “Libra” e këtij qarku është bashkuar me LSI-në.
Në një postim në facebook, Rama shkruan se bashkimi i ‘Librës’ me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje.
Postimi i plotë:
25 prilli – dita e madhe e fitores:
LIBRA E VLORËS BASHKOHET ME LËVIZJEN SOCIALISTE PËR INTEGRIM
Libra e mirëpritur në Lëvizjen Socialiste për Integrim, në forcën moderne të të rinjve, në fuqinë e madhe të ndryshimit dhe të fitores. Ku tjetër më mirë se në Vlorë merr vlerë bashkimi, e bashkimi i Librës me LSI-në, frymëzohet nga kauza patriotike e shpëtimit të Shqipërisë nga e keqja më e madhe që e ka emrin Rilindje.