Rama jep lajmin: PFIZER sjell vaksina të hënën, proçesi do zgjasë nga 14-24 muaj

Gjatë bashkëbisedimit në Korcë me personazhe të ndryshëm të qytetit juglindor, Rama zbuloi edhe një lajm lidhur me vaksinat e Covid-19.

Ai tha se të hënën PFIZER do të nis sjelljen në Shqiperi të një pjesë të vaksinave që kishte premtuar por që u vonuan shumë pasi kjo kompani ndërpreu procesin e shpërndarjes së tyre në të gjithë Europën.
Rama tha se Pfizer duhet të kishte sjellë 10 mijë vaksina sipas marrëveshjes së arritur mirëpo ndërprerja e shpërndarjes dha efekt edhe për Shqipërinë dhe tani do të sjell një pjesë të vogël.

Megjithatë ai shtoi se vec kontratës me PFIZER, qeveria është afër marrëveshjes edhe me kompanine AstraZeneca, ndonëse sipas tij ka përplasje të mëdha dhe interesa të jashtëzakonshme për vaksinën e Covid në rang global.

Kreu I qeverisë tha se qeveria ka një plan konkret vaksinimi në tre faza, faza e parë 14 muaj, e dyta 18 muaj dhe e treta 22 ose 24 muaj.

Loading...