Kryeministri Edi Rama nuk tërhiqet për heqjen e taksës së naftës, ashtu siç edhe kërkojnë protestuesit. Sipas kreut të qeverisë, i cili shprehet i bindur se do të jetë edhe 4 vjet në pushtet, thotë se edhe sikur 45 mijë persona të dalin, taksa nuk do të hiqet sa të jetë ai në krye të qeverisë.
Ai shprehet se nëse kjo do të ndodhtë, barra do të binte mbi familjet dhe bizneset e vogla, gjë të cilën shprehet se nuk do ta pranonte.
“Unë i kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën që iu vu njësoj si të tjerëve dhe ka qenë një vendim që nga qeveria nuk ka qenë i studiuar sic duhet. Ata banorë kishin të drejtë. Kjo nuk është çështje trimërie, por çështje të drejte.
Nëse e drejta është me protestuesit është virtyt. Ne kemi kërkuar falje dhe kemi reaguar.
Këtu nuk kemi ca diskutojmë as 4 ditë as 4 muaj. Jo 2-3 mijë veta, por 45 mijë veta të mblidhet ajo taksë nuk hiqet edhe 4 vjet sa të jem unë këtu. Të hiqet ajo taksë do të thotë ti ngarkosh barrën 1 mijë familjeve dhe bizneseve të vogla. Unë këtë nuk e bej.
Këtu thuhet u rrit nafta, janë rritur të gjitha. Nuk funksionon kështu. Duhet para sa pjesë e ekonomisë tonë janë të lidhura me naftën që është shumë pak, se një pjesë e madhe është e lidhur me energjinë dhe një pjesë tjetër është e lidhur …nëse rritet çmimi i produkteve, psh miellit vjen si rezultat i rritjes së çmimit të grurit nga një vend tjetër. Pra është një efekt zinxhir”, u shpreh Rama për News24.
Paketa e ndihmës
Ja ku është kriza e ulur këmbëkryq me çmimet dhe ne që jemi mburojë për familjet shqiptare dhe biznesin e vogël me një kosto marramendëse. Unë e konsideroj vyrtyt, një cilësi positive që një kryeministër të reagojë kur ka proteste. Nuk është çështje frike apo sedre.
Protestuesit atë detyrë kanë. Unë s’kam asgjë personale, çështja është që kjo protestë është një gjë jashtë kontekstit të luftës. Të turpshme ishin eshe ato proteata nga apozita që shkatërronin e shpërndaheshin në botë.
Unë nuk vë në diskutim shqetësimet e shqiptarëve. Problem është që mohohet që këto janë pasoja luftë, që këtu kemi të bëjmë me një krizë energjitike. Prandaj po bëjmë përpjekje për të ndërtuar Skvicën. Flitet për naftën që i kemi vetë por nuk prodhojmë.
Folët për një pamundësi të qeverisë për të ndërhyrë në çmime dhe më pas pati një ndryshim qasje
Kriza energjitike dhe rritja e çmimeve nuk filloi me luftn, por si rezultat i një inflacioni pas pandemisë. Nuk mundet shteti të caktojë çmimet dhe qeveria as i ul dhe as i ngre. Energjia është një mall që sot për sot ne mund të ndërhyjm dhe e mbajmë me buxhet.
Ky konsumator e ka faturën 42 lekë, çmimi real me ditët e fundit është 297 mijë lekë, 7 herë më shumë. Ndërkohë në faturë nuk të vjen ky pasi qeveria paguan pjesën shtesë. 95 mijë bizneseve të vogla u kemi thënë nuk duam taksa, TVSH. Po nga do i marrim ne ato që na nevojiten se borxh nuk do të marrim.
Unë u kam kërkuar falje atyre në Kukës për tarifën pasi nuk ishte vendim i diskutuar mirë nga qeveria. Ata kishin të drejtë atje. Studentëve u kemi dëgjuar fjalën. Këtu nuk kemi çfarë diskutojmë edhe sikur 45 mijë të mblidhen nuk lëviz taksa e naftës.