Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimin e radhës ‘bashkia që duam’ në qytetin e Lushnjës, ndërsa ka hedhur akuza edhe në drejtim të opozitës.
“Ata qorra që i binin me kokë murit të Kryeministrisë, që nxitur nga qorrat që s’kanë çfarë t’i bëjnë murit të Kryeministrisë, i kanë rënë këmbëve ekonomisë duke e penguar të ecë ashtu siç duhet, por kanë çuar mesazh të keq jashtë vendit.
I kanë dhëne mesazhin, mos hajdeni në Shqipëri të investoni sepse këtu njerëzit i bien murit me kokë.
Ju i shkoni mbrapa Lulit dhe Luli i shkon mbrapa Monikës. Monika që ngre sytë nga qielli dhe thotë:
Mbroji shqiptarët nga blerja e votave. Iu shkohet pas atyre. Sepse dhe Luli thotë po përgatitet arrestimi i filanit: Mos! Dhe kush flet për blerjen e votave?
Nëse Zoti do të merrej me zgjedhjet, Monikës do i kishte rënë rrufeja. Larg qoftë. Gjëja parë që do bënte Zoti do mbyllte Monikën në shtëpi. Kush shkon mbas tyre shkon mbas të mbyturit që të mbyt”- tha Rama