Rama: ‘Ju lutem të mos e bëjmë si lopa

Kryeministri Edi Rama ju drejtua ndjekësve kritikë të tij në rrjetet sociale me anë të një videomesazhi, të cilët sipas tij shajnë dhe fyejnë në hava.

Rama kërkoi një ndërgjegjësim më të madh të qytetarëve që të mos luajnë me zjarrin, por të shtojnë më tepër kujdesin tashmë që jeta ekonomike dhe sociale është hapur, pasi edhe rreziku i infektimit nga virusi është më i madh.

Edi Rama: Armiku i padukshëm nuk është fantazmë dhe nuk ka ikur, virusi është këtu.

Është prapa derës dhe matanë dritares së shtëpisë, ëshë rrotull nesh sapo nxjerrim kokën nga shtëpia. Kemi ripahur aktivitetin ekonomik më shumë se vendet e tjera.Ju lutem të gjithëve, këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk vihen dot baste.

Nuk mjaftojnë as ligjet, as kodi penal, as policia, as kontrollet, as ushtria nëse nuk jeni ju roje të shëndetit tuaj.

Ky armik është real dhe ne duhet të ndryshojmë qasje, sjellje, mënyrë të menduari dhe të organizuari të jetës tonë të përditshme.

Ju duket se të qeverisësh është rehat, të pasurohesh, por jo aspak. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë, të jesh vetëm në majë ku fryjnë erërat nga të gjitha anët.

Po të thoshit ik sot nga kjo zyrë se po ike ti Covidi do të ikë nesër sot do të ikja duke ju dhënë lamtumirën me lumturinë më të madhe.

Ju lutem të mos e bëjmë si lopa. Tani që po hapemi nëse nuk vazhdoni të jeni roje të vetes dhe familjes unë nuk do të mundem t’ju mbroj më jetën dhe shëndetin si deri sot. Kemi vetëm një rrugë nga duhet dhe do të dalim, rruga që na nxjerr me rezultatin më të mirë siç e kemi sot.

Loading...