Rama: Kadastra në funksion të plotë, po sulmohet nga minjtë dhe buburrecat

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me denoncimet për kolapsin e Kadastrës. Përmes një postimi në facebook, Rama ka hedhur poshtë zërat për problemet me sistemin e Kadastrës, duke akuzuar sërish se zhurmën po e bëjnë ata, të cilët ai i quan buburrecat dhe minjtë e Kadastrës, që ushqeheshin prej parave të pista

Postimi i plotë i Ramës

Dhe thonë e thonë s’funksionon sistemi i ri i Kadastrës…

Kjo është vetëm një fotografi e fluksit të punës së sistemit digjital, ku mund të shihen qartë datat hyrëse e dalëse të aplikimeve, pa sportel, pa kontakt fizik me punonjësit, pa mundësi ndërhyrjeje nga lart, poshtë, anash për të marrë e dhënë favore, pa shans për rryshfet sepse sistemi nuk ha mik dhe pa të gjitha sekëllditë e tmerret e të kaluarës në marrjen e shërbimit

Ndërkohë që po, e vërtetë, s’funksionon më sistemi i vjetër, zhbëhet përditë rrjeti i sekserëve, influencave të llojllojshme, buburrecave e minjve brenda kadastrës, të cilët vazhdojnë të dorëhiqen prej tharjes së burimeve të pista, vazhdon papushim puna për përmirësimin dhe rritjen e efiçencës së sistemit të ri, i cili ka ende problemet e veta, por edhe kështu siç është ka dhënë dy prova të mëdha, si një sistem ARMIQËSOR ME KORRUPSIONIN dhe MIQËSOR ME QYTETARIN.

Loading...