Rama: “Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erion Braçe edhe sot edhe më i vogël përballë shembullit të gjithë atyre heronjve që ishin këtu mes nesh”

Kryeministri Edi Rama zhvilloi takimin e fundvitit me ambasadorët e huaj në Shqipëri, ku në fjalën e tij e vuri theksin te tragjedia e 26 nëntorit, ku humbëm jetën 52 persona.

Rama tha se këto ditë të vështira për vendin është ndjerë shumë më i vogël se Erion Braçe, ndonëse siç theksoi gjatë detyrës së tij nuk ka pasur raste të shumta që të takojë persona më të gjatë se vetja.

“Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erion Braçe edhe sot edhe më i vogël përballë shembullit të gjithë atyre heronjve që ishin këtu mes nesh, që siç erdhën ikën, si ëngjëj mbrojtës që u shfaqën dhe u zhdukën dhe këtu.

Nuk bëhet fjalë për lartësi as fizike dhe as politike. Por bëhet fjalë për atë që thotë Shën Pali ishte ndjesia e brendshme.

Ekziston një varg që është i njëjtë në të gjithë librat e shenjtë. Kush shpëton një jetë ka shpëtuar të gjithë njerëzimin. Nuk e di çfarë mund të thuhet për ata që kanë shpëtuar më shumë se një jetë.

Por di që çka ata bënë dhe çka ata e bënë para syve tanë do të luajë më shumë rol në gjithë konstitucionin tonë në raport me Europën”, tha Rama

Loading...