Rama: “Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me 15 vjecaren Elona Kuburja, e cila vuan nga një sëmundje tepër e rrallë dhe e rëndë.

15-vjeçarja la spitalin universitar “Nënë Tereza” për t’u transferuar në spitalin “Medipol University Hospital”, në Turqi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Rama shkruan sot se Elona Kuburja, po transferohet në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin e një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

“Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të🙏

Uroj me gjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë” – shkruan Rama.

Loading...