Rama kap sërish ‘mat’ Bashën, ironizon me ngritjen e flamurit

I vëmendshëm deri në detaj, kryeministrit Edi Rama nuk i ka shpëtuar gafa e kryedemokratit Basha nga Varrezat e Dëshmorëve lidhur me ngritjen e flamurit. Edhe pse ndodhet në Vlorë, kreut te qeverisë nuk i ka shpetuar gafa e kundershtarit politik, te cilet nuk ka vonuar ta publikoje ne rrjetet sociale.

“Flamuri që u ngrit në 28 nëntor 1944🙈🙈🙈Ah jo, prit:28 nëntor 1444”- shkruan Rama në Instagramin e tij, bashkëngjitur videos së kryedemokratit në prononcimin për mediat, ndersa e shoqeron postimin e tij me shume te qeshura.

“Sot përkulemi me nderimin më të thellë para simbolit tonë kombëtar, flamurit të Kastriotëve që u ngrit për herë të parë në kështjellën e tyre më 28 nëntor 1944…1444” – u shpreh kryedemokrati për mediat

(BalkanWeb)

Loading...