Rama: Keqardhje për PD-LSI, refuzojnë realitetin! Listat e hapura do miratohen me ata apo pa ata

Kryeministri Rama ka reaguar për mbledhjen e sotme të Këshillit Politik në twitter ku ka shprehur keqardhje që PD dhe LSI vijon të refuzojë listat e hapura duke theksuar se kjo është një sëmundje e vjetër e opozitës jashtëparlamentare për të mos pranuar realitetin.

Rama shprehet se me opozitën jashtëparlamentare apo pa opozitën jashtëparlamentare ndryshimet kushtetuese do të votohen në 30 korrik njësoj si u votua ditën e sotme 5 qershorit.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opozitës jashtëparlamentare! Keqardhje.

Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen”, shkruan Rama.

Loading...