Rama kërcen me gratë e Fierit: “Ftoj të gjitha gratë këtu për vallëzim!Duart lart!”

Në takimin me gratë e Fierit, kryeministri Edi Rama ka kërkuar të vendoset muzikë dhe të gjitha gratë të kërcenin së bashku.

Por pa përfunduar thirrjen, Rama është rrethuar nga gratë, të cilat janë mbledhur me shpejtësi.

‘Ftoj të gjitha gratë këtu për vallëzim, hajde mblidhuni! Jo për të më shq.yer mua, për vallëzim. Për vallëzim, jo për mua. Jo për t’më sh.qyer, për vallëzim, për vallëzim! Duart lart! Vallëzim! Hajde! Më shk.atërruat’, dëgjohej të thoshte kryeministri gjatë kohës që gratë e kishin mbërthyer për të vallëzuar.

‘Çuditësrisht jam gjallë akoma, jam gjallë, shumë faleminderit, rrofshin gratë, rrofshi ju se pa gratë nuk jetohet’, përfundoi Rama.

Loading...