Pas lehtësimit të masave ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook, ku shkruan se kjo do të pasojë dhe më lehtësime të vazhdueshme.
Rama shkruan se meraku i madh mbetet ai i sjelljes individuale individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë.
Postimi i plotë i kryeministrit:
KJO E DIELË E BUKUR me frymëmarrje më të qetë, do të pasohet nga lehtësime të vazhdueshme në vijim, POR MBETET MERAKU I MADH i sjelljes individuale sipas rregullave të mbrojtjes së shëndetit për veten, familjen, shoqërinë!
🟡 Deri në daljen e vaksinës, e gjithë bota po shkon drejt një normaliteti të ri, me kufizime të arsyeshme që fillojnë nga VETËDIJA NJERËZORE E QYTETARE e secilit prej nesh.
KEMI NJË BILANC FANTASTIK deri këtu, TË ARRITUR SË BASHKU dhe është e pajustifikueshme që të kthehemi mbrapsht, si pasojë e mungesës së vëmendjes ndaj shëndetit🚫
Kalofshi sa më mirë dhe më e mira do të bëhet, me durim, mirëkuptim, bashkëpunim, PËR FAMILJET TONA dhe PËR SHQIPËRINË🇦🇱☀️
#SËBASHKU❤️👐🏿