Rama: “Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup”

Pas Tiranës, Durrësit dhe Laçit nesër qeveria do të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme edhe në Lezhë si pasojë e dëmeve nga tërmeti në këtë qytet dhe rrethinat.

“Nesër edhe Lezhën do ta përfshijmë në perimetrin e statusit të veçantë të Gjendjes së Jashtëzakonshme nga Emergjenca Natyrore” tha Rama.

“Kjo që na ka rënë në kurriz nuk është as shaka, as film, as sfidë e zakonshme e këtij shteti me trup ende të paformuar sa duhet! Kjo është sprovë që tundi tokën shqiptare dhe na këputi në shpirt e në trup!

Prandaj gishtin kokës të gjithë së bashku dhe o i’a dalim bashkë o hajër nuk bëjmë më kurrë!” tha ai.

Loading...